
Gjate tensioneve në Zvecan, Igor Siniç, zëdhënësi i listës Serbe në një prononcim për A2 CNN, tha se kusht i serbëve për t'u tërhequr nga protestat është dorëheqja e kryetarëve te zgjedhur, pasi sipas tij nuk janë legjitimë.
“Pikë së pari, ju mund të shihni që serbët po bëjnë protestë paqësore para godinës dhe kërkojnë paqe. Ne kemi dy kërkesa; tërhiquni dhe lironi godinat e komunave nga forcat policore, së dyti kërkojmë dorëheqjen e kryetarëve të komunave se nuk janë legjitime, pasi janë zgjedhur me 0.02% të votave. Këta qytetarë që protestojnë nuk duan të bëhen kryetarë të komunave. Kjo është shumë e rëndësishme. Nuk është problem mes popullit serb e shqiptar, por problem i shkaktuar nga regjimi i Albin Kurtit që kërkon të shkaktojë tension mes popujve”. (A2 Televizion)