Situatë e rëndë nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut, 22 të vdekur në 24 orë

Nga A2 CNN
25 Tetor 2020, 21:03 | Aktualitet
Situatë e rëndë nga koronavirusi në Maqedoninë e

Maqedonia e Veriut vijon të mbetet një nga shtetet më të prekura në rajon nga koronavirusi.

Përveç shtimit të rasteve të reja me koronavirus, lajmi i keq nga shteti fqinj është edhe rritja e ndjeshme e numrit të viktimave. Brenda 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 22 persona të prekur me koronavirus, duke shënuar një rekord negativ.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se ka kryer 1901 testime, nga të cilat 561 persona kanë rezultuar pozitivë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos