Situatë kritike nga zjarri në Karaburun, mbërrijnë 40 ushtarë

Nga A2 CNN
29 Korrik 2021, 10:08 | Aktualitet

Vijon të jetë aktiv zjarri në gadishullin e Karaburunit. Edhe pse punonjësit e zonave te mbrojtura kanë qenë gjatë gjithë natës në terren për fikjen e zjarrit dhe normalizimin e situatës, gjendja vijon të jetë problematike pasi në zonën mbi kishën e Marmiroit në Orikum zjarri është aktivizuar sërish.

Kërkohet ndërhyrja me forca më të shumta pasi është e pamundur të fiket me mjete rrethanore ky zjarr.

Sipas prefekturës së Vlorës, sot mbërriti në ndihmë ushtria. Ndërkohë, terreni i vështirë për të shkuar në mal e bën edhe më të vështirë fikjen e zjarrit. Ndërkohë, që punonjësit e ADZM kanë ngelur pa ujë te pijshëm dhe janë të detyruar të zbresin nga mali dhe për të zbritur duhen të paktën dy orë.

Rreth orës 08:30 mësohet se kanë mbërritur 40 ushtarë nga Poshnja e Beratit dhe nga Pashalimani për të ndihmuar në fikjen e zjarrit. Situata vijon të jetë kritike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos