“S’kam nevojë të më bëjë Rama like,”Braçe: Nuk e di çfarë është “aktivisti”, nuk jam pjesë

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2023, 21:38 | Politikë
“S’kam nevojë të më bëjë Rama

“Nuk jam pjesë dhe as nuk e di se çfarë është.” Kjo ishte përgjigja e deputetit socialist Erion Braçe kur u pyet në “Intervistë” me Merita Haklajn rreth aplikacionit “Aktiv1st” për të cilin ka pasur reagime të ashpra së fundmi.

Ndërsa theksoi se për të promovuar punën e tij ka rrjetet e tij sociale, Braçe theksoi se kur diçka është e vërtetë dhe e mirë mund ta pëlqejë dhe ta shpërndajë vetë, pa lindur nevoja që t’ia kërkojë dikush.

Nuk kam nevojë as t’i bëj like Edi Ramës, as të më bëjë ai mua. Nuk dua like me zor. Nuk bëjnë punë. Nuk kam nevojë të më thotë dikush, nëse diçka është e mirë. E bëj vetë. Nuk është e nevojshme të bëhet propagandë. Njerëzit e kuptojnë vetë.”

Kurse, duke u ndalur tek patronazhimi, deputeti tha se kjo gjë në PS bëhet që prej vitit 1996, por jo në mënyrat në të cilat po interpretohet së fundmi.

“Ne kemi organizata partie. Kemi simpatizantë brenda Partisë. Rrethi i simpatizantëve del nga masa e njerëzve që votojnë. Dhe ne bëjmë një raport. Dhe, këtë e kanë bërë të gjithë, jo vetëm PS. E ka bërë LSI-ja, nga mëngjesi deri në darkë dhe me të punësuar. Jo me anëtarë dhe simpatizantë. E ka bërë edhe PD, e ka bërë edhe me policë, edhe me SHIK, dhe unë e kam vuajtur dhe vetë.”

Erion Braçe theksoi sistemi i patronazhimit funksionon kështu: “Ndërtohet një punë. Në x qendër votimi sa familje të mëdha kemi? 20. Kush është njohja jonë në këtë familje? Erioni. Erioni merr përsipër të flasë më këtë familje. Thelbi i asaj bisede me familjen hidhet në letër.”

Çdo interpretim tjetër, sipas tij, nuk ka të bëjë me patronazhimin që bën PS për zgjedhjet. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/10/21-janari-brace-ne-e-beme-tonen-me-reformen-ne-drejtesi-kjo-nuk-eshte-ceshtje-per-prokurorine-e-tiranes/
https://a2news.com/2023/02/10/grupi-parlamentar-i-ps-brace-urrej-te-jem-ushtar-jepi-njerezve-liri-dhe-do-jesh-vete-i-forte/

A2 CNN Livestream

Latest Videos