Skandal në Yale, paguheshin miliona dollarë për t’u pranuar si talente të sportit

Nga A2 CNN
26 Mars 2019, 10:55 | Lifestyle

Një skandal po përfshin orët e fundit disa nga universitetet më prestigjioze të Shteteve të Bashkuara, përfshirë këtu të famshmin Yale.

Sipas autoriteteve amerikane, një skemë e ndërlikuar korruptive e ideuar lejonte studentë të pasur të shmangnin standardet e rrepta të këtij universiteti, duke u certifikuar nga trajnerë të universitetit si talente të sportit.

Universiteti i Yale renditet gjithmonë ndër universitetet më prestigjoze në botë

Në universitetet elitare të SHBA-së, krahas studentëve që hynë falë rrugëtimin e tyre ekselentë në shkollë, një kuotë është e rezervuar edhe për ata që nuk kanë treguar aftësi të veçanta në bankat e shkollës, por në fushat e futbollit amerikan ose në parketin e basketbollit.

Në veçanti, prindërit e një studenti kishin paguar 1.2 milionë dollarë për të marrë certifikatën e çmuar nga trajneri i futbollit për femra në Yale, Rudy Meredith.

Skandali ka përfshirë pranimin e talentëve në sporte grupi, si futbolli për femra

Autoritetet kanë arrestuar deri më tani 50 persona, përfshirë këtu 33 prindër të pasur, të akuzuar për pastrim parash, mashtrim, dhe korrupsion.

Në vend që t’i siguronin fëmijëve të tyre një të ardhme të ndritur, këto prindër i siguruan atyre dhe vetes një periudhë të gjatë në burg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos