
Analisti Lutfi Dervishi u shpreh në Absolut 4, ku u diskutua për publikimin e një dokumenti në formatin Excel, ku janë publikuar rrogat e disa qindra mijëra personave, se kjo është një ngjarje “sizmike”, që ka prekur shumë njerëz.
“Nëse do të ishte vepruar me listën e patronazhistëve që u tallën të gjithë, sot do të ishim në një tjetër situatë. Këto ndodhin kudo, por dallimi është si reagon ndaj këtyre gjërave. Ajo që kemi parë deri tani, e para është justifikimi, relativizimi, banalizimi, e katërta është menaxhimi.
Jemi në një situatë ku nuk ka drejtësi me integritet dhe agresive. Edhe ndërhyrja e sotme është me vonesë. Është një ngjarje sizmike që ka tronditur jo pak njerëz dhe reagimi duhet të ishte më i shpejtë, më i fortë, më i vendosur. Këtu mungon garancia që po ndërmerren të gjitha hapat. Unë nuk e di çfarë do të duhet të ndodhë në këtë vend për të dhënë dikush dorëheqjen”, tha Dervishi.
Më tej, Dervishi u shpreh se nëse nuk do të ketë sërish një reagim të fortë, atëherë rrezikojmë të dalin edhe lista të tjera. (A2 Televizion)