
Telenovela Novak Djokovic duket sikur nuk ka fund. Pas vendimit për anulimin e vizës nga Gjykata australiane dhe skualifikimi përfundimisht nga Australian Open, sportisti rrezikon të mos marrë pjesë në një tjetër kompeticion prestigjioz.
Numri një i botës në tenis mund të mos jetë pjesë dhe e Roland Garos në Paris. Kjo për shkak se qeveria franceze ka vendosur të mbyllë të gjitha kufijtë për personat e pavaksinuar çfarë do i kushtonte shumë serbit.
Mirëpo sikur të mos mjaftonte kjo, së fundmi edhe US Open po mendon diçka të tillë me po të njëjtën arsye, mbrojtja e shëndetit publik.
Dy turnetë e programuar në pranverë, ai i Indian Uells dhe Majemi, kanë vendosur vaksinimin e detyruar për të gjithë sportistët. Për këtë arsye, pritet që dhe edhe Us Open të ndjekë të njëjtën rrugë duke e shpallur “non grata” tenistin serb në çdo aktivitet sportiv. (A2 Televizion)