Trump: Organizoi dhunën në protesta, ANTIFA do të cilësohet si grup terrorist

Nga A2 CNN
31 Maj 2020, 20:14 | Bota
Trump: Organizoi dhunën në protesta, ANTIFA do të cilësohet

Tensionohet edhe më shumë situata në Shtetet e Bashkuara, e përfshirë prej ditësh nga një valë protestash që ka kulmuar në dhunë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar në Twitter se një pjesë e organizatorëve të protestave, grupi ANTIFA, do të cilësohet nga SHBA “si grup terrorist”.

https://twitter.com/realDonaldTrump/status/1267129644228247552

ANTIFA është shkurtimi i emrit antifashist, dhe është më së shumti i përbërë nga elementë të së majtës radikale, shpesh herë kritike edhe me pozicionet e Partisë Demokratike në SHBA.

https://a2news.com/2020/05/31/vala-e-protestes-amerikane-shtrihet-edhe-ne-europe-me-mijera-ne-londer-thyejne-distancimin-social/

Cilësimi i grupit nga presidenti vjen pasi Prokurori i Përgjithshëm Bill Barr ka deklaruar se ishin pikërisht këto grupe radikale organizatorët e dhunës në protestat që fillimisht nisën për shkak të dhunës policore ndaj një të riu me ngjyrë i cili humbi jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos