
Tekniku Skënder Gega është zyrtarisht trajner i Skënderbeut.
Presidenti Ardjan Takaj ka arritur marrëveshjen e bashkëpunimit me trajnerin e mirënjohur, pas largimit të Migen Memellit, i cili dha dorëheqjen pas humbjes së djeshme ndaj Dinamos.
Gega do të prezantohet nesër dhe do të debutojë në pankinën e korçarëve në ndeshjen e radhës, ndaj Laçit. (A2 Televizion)