Socialistët kërkojnë përjashtimin e Bashës nga Parlamenti

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2018, 17:22 | Politikë

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka depozituar pranë byrosë së kuvendit një kërkesë ku kërkon përjashtimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për 10 ditë nga parlamenti.

Sipas socialistëve, Basha ka përdorur fjalë fyese ndaj Kryeministrit dhe deputetëve të tjerë të mazhorancës, ndërsa ka nxitur edhe deputetët e tjerë të opozitës që të bëjnë të njëjtin veprim.

Më herët, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka postuar një video në llogarinë e tij në Facebook ku pretendon se ka qenë pikërisht zoti Basha që i ka dhënë vezët deputetit Endri Hasa, me të cilat goditi Kryeministrin Rama gjatë paradites së sotme. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos