Komisionet pa media, Kuvendi nis dialogun, gazetarët kërkojnë liri lëvizjeje

Nga A2 CNN
11 Qershor 2021, 17:05 | Politikë
Komisionet pa media, Kuvendi nis dialogun, gazetarët kërkojnë

Pas shqetësimeve të ngritura nga gazetarët për moslejimin e tyre për të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen e komisionive parlametare. Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit Genc Gjonçaj në një bashkëbisedim me përfaqësues të mediave shpjegoi arsyet e këtij vendimi.

Gjoncaj tregoi se si është parashikuar të funksionojë sistemi audiovideo nga ku gazetarët do kenë mundësi të marrin pamjet fimike te komisioneve ndërsa mohoi që ky lloj sistemi të jetë ngritur për të censuruar punën e tyre.

“Çdo gjë komenadohet nga vetë gazetarët dhe do jenë ata që do zgjedhin dhe do perzgjedhin çdo gjë që ata duan të tranmpetojnë, nuk ka dhe nuk do ketë regjizor të ngarkuar me perzgjedhjen e sinjalit apo pamjeve.”, u shpreh Gjonçaj.

Gazetarët ngritëns hqetësime për faktin se kjo mënyrë i pengon në punën e tyre, ndaj kërkuan qëtë lejohet pjesëmarrja fizike në komisionet parlamentare.

A2CNN i rikujtoi sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit se projekti fillestar i lejonte gazetarët të qëndronin në sallat e komisioneve, ndonëse pa kamera. Gazetarët kërkuan që me kamerat e tyre të filmojnë edhe në korridoret e Kuvendit.

“Ngjarjet nuk zhvillohen vetëm në sallën e komisioneve, ngjarjet zhvillohen edhene korridore.”, u shpreh Esiona Konomi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos