“Ta lëmë mënjanë ndarjen,” Mediu: PR do të mbështesë kandidatët e opozitës për kryetarë bashkie

Nga A2 CNN
11 Mars 2023, 09:34 | Politikë
“Ta lëmë mënjanë ndarjen,” Mediu: PR do të

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu zhvilloi një takim me degën e PR për Tiranën. Në këtë takim u diskutua për finalizimin e listës për këshilltarë të Partisë Republikane për Bashkinë e Tiranës për zgjedhjet e 14 Majit.

Mediu theksoi se Partia Republikane do jetë pjesë e bashkëpunimit të opozitës dhe do të mbështesë kandidatët për kryetarë bashkie të opozitës, po ashtu ajo do të garojë me listën e vet të këshilltarëve në çdo bashki, duke i bërë ata pjesë të stafeve të kandidatëve për kryetar bashkie.

Është domosdoshmëri, theksoi Mediu të kuptojmë se këto zgjedhje janë mundësia për të hapur rrugën e ndryshimit politik për t’i rikthyer pushtetin shqiptarëve në 14 Maj, për ta shkëputur atë nga kontrolli i Partisë Socialiste dhe korrupsioni.

“Situata në vend është shumë e rëndë, ekonomikisht dhe politikisht, nuk ka shtet nuk ka ligj nuk ka pushtet lokal, është vrarë besimi, kjo edhe për shkak të gabimeve që bëri opozita duke lënë parlamentin, e kështu i dhamë mundësinë Edi Ramës të ndryshonte kushtetutën dhe ligjin zgjedhor dhe të ndalojë koalicionet, po ashtu bojkoti i zgjedhjeve lokale ishte një veprim absurd duke i dhuruar pushtetin e socialistëve. Nisur nga këto gabime absolute duhet të reflektojmë, të lëmë mënjanë ndarjen dhe luftën, t’i përgjigjemi kërkesës dhe nevojës së shqiptarëve nga Konispoli në Vermosh për të dalë vetëm me një kandidat opozitar për kryetar bashkie dhe ta mbështesim të gjithë së bashku." (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos