Spaho: Presidenti, në të drejtën e tij, kreu i KED të bëhet shembull

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2019, 13:45 | Politikë
Spaho: Presidenti, në të drejtën e tij, kreu i KED të

Ringritja e Gjykatës Kushtetuese dhe Kryeprokurori i ri janë çështjet më të rëndësishme të ditëve të fundit në vend, për të cilat foli edhe Edmond Spaho, ish-deputeti i PD, i ftuar në Ditarin e orës 13:00 në A2.

Sa i përket përplasjeve mes Presidencës dhe mazhorancës, Spaho u shpreh se Meta është në drejtën e tij, ndërsa shton se është momenti që me shkeljet e kryera, kreu i KED të bëhet shembull.

“Nuk kemi qëndruar indiferent, madje e kemi shprehur qëndrimin tonë. Presidenti është në të drejtën e tij për qëndrimin që po mban. Të gjitha arsyetimet që dëgjojmë janë vetëm për të mbuluar objektivat e mazhorancës për të kapur këtë institucion. Nuk njoh ndonjë jurist që të thotë se Presidenti ka shkelur Kushtetutën kur analizohen veprimet e tij për plotësimin e Kushtetueses. Kryetari i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi të bëhet shembull dhe t’i tregojnë të gjithëve se ligji dhe Kushtetuta janë një për të gjithë dhe duhen respektuar", tha Spaho.

Më tej, Spaho thekson se e vetmja rrugë për të kapërcyer këtë krizë politike janë zgjedhjet e parakohshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos