Spanja fiton Nations League me penallti

Nga A2 CNN
19 Qershor 2023, 08:26 | Futboll

Spanja është fituesja e Nations League për edicionin 2022/2023. Iberikët mundën në finale Kroacinë vetëm pas goditjeve të 11-metërshave, pasi koha e rregullt përfundoi pa gola.

Në duelin e zhvilluar në stadiumin De Kuip të Roterdamit, pjesa e parë dhuroi shumë emocione, me kroatët që ishin më afër golit, por fati i mungoi disa herë.

Në fraksionin e dytë, spanjollët u zgjuan disi dhe provuan portën. Portieri i Kroacisë Livakovic bëri një gabim në prapavijë, por iberikët nuk mundën të përfitonin dot, me Perisic që shpëtoi skuadrën në momentin final.

Edhe në kohën shtesë nuk kishte një fitues dhe ekipet iu drejtuan 11-metërshave për ta shpallur aty fituesin. Më të saktë u treguan spanjollët, që gabuan vetëm një herë me Laporte, ndërsa ballkanasit u tradhtuan nga Majer dhe Petkovic. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos