Spanja heq kufizimet, nis zyrtarisht sezoni veror 2020 për të gjithë turistët e huaj

Nga A2 CNN
22 Qershor 2020, 11:26 | Bota
Spanja heq kufizimet, nis zyrtarisht sezoni veror 2020 për të

Kjo e dielë shënoi zyrtarisht edhe rihapjen e sektorit të turizmit në Spanjë, një nga vendet më të goditura nga pandemia Covid-19.

 Qeveria në Spanjë vendosi të heqë çdo kufizim për udhëtarët e huaj, nga çdo vend i Bashkimit Europian apo edhe nga vendet e zonës Shengen dhe Britania e Madhe.

Të gjithë udhëtarët e huaj, me të mbërritur në një nga aeroportet e Spanjës, do t’iu matet temperatura dhe do të japin informacionet e nevojshme në qoftë se kanë ndonjë simptomë dhe kanë vuajtur apo jo nga koronavirusi. 

Kjo lëvizje vjen pas 3 muajve izolim total në të gjithë vendin. Maskat mbrojtëse do të duhet të mbahen, edhe nga turistët e huaj, në çdo hapësirë publike, për shkak të pamundësisë, si në plazh ashtu edhe në qytet, të ruajtjes së distancës fizike.

https://a2news.com/2020/06/21/spanja-pret-turistet-britanike-pa-karantinim/

Që prej fillimisht të pandemisë, në mes të muajit mars, Spanja regjistroi më shumë se 245 mijë të infektuar dhe mbi 28 mijë viktima, një ndër më të lartat në botë.

Qeveria ka miratuar paketën prej 4.25 miliardë euro për t’i injektuar në sektorin e turizmit, pasi kjo industri siguron çdo vit më shumë se 12 të PBB me mbi 80 milionë turistë që vizitojnë vendin çdo vit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos