Rihapja pas pandemisë, thirrja e Papa Françeskut: Të kujdesemi për “shtëpinë” e përbashkët

Nga A2 CNN
21 Qershor 2020, 21:12 | Bota
Rihapja pas pandemisë, thirrja e Papa Françeskut: Të kujdesemi

Ulja drastike e ndotjes thuajse në të gjithë botën gjatë izolimit nga pandemia e koronavirusit duhet të çojë në një rritje të përgjegjshmërisë për mjedisin, pas heqjes së kufizimeve.

Kështu është shprehur Papa Françesku në meshën e së dielës në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, teksa u ka bërë thirrje njerëzve të reflektojnë në marrëdhënien e tyre me mjedisin.

“Izolimi ka ulur ndotjen dhe zbuloi edhe njëherë bukuritë e kaq shumë vendeve, pa trafik dhe pa zhurmë. Tani, me rifillimin e aktiviteteve, të gjithë duhet të jemi më të përgjegjshëm për t’u kujdesur për shtëpinë tonë të përbashkët”, tha ati i shenjtë.

Me izolimin për shkak të pandemisë, niveli i ndotjes së ajrit dhe ujit u ul në shumë vende të botës. Në Venecia, ujërat e errëta të qytetit u pastruan për shkak të zvogëlimit të lundrimit të anijeve, saqë mund të shiheshin peshqit pas shumë vitesh. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/04/21/fotot-para-dhe-pas-tregojne-se-si-karantina-ka-pastruar-ajrin-e-qyteteve/
https://a2news.com/2020/04/23/pastrohet-uji-ne-kanalet-e-venecias-kandili-ben-vizite/

A2 CNN Livestream

Latest Videos