
Një ngjarje me të vërtetë e rrallë u regjistrua në një spital në Cesena, ku një muzikant u operua për të hequr një tumor në tru duke luajtur në piano disa nga kompozimet e tij.
Ndërhyrja e jashtëzakonshme u realizua në spitalin “Bufalini di Cesena” duke përdorur teknikën “Aëake Surgery” që konsiston në operimin e pacientit në gjendje zgjuar.
“Aëake Surgery”, sipas një komunikate të spitalit është një metodë që ka nisur disa vjet më parë në neurokirurgjinë e “Bufalini”, pas një periudhe specializimi nga ana e neurokirurgëve nga Cesena në disa qendra, përfshirë këtu departamentin e Neuroshkencës në Universitetin e Monpellier.
Kjo metodë i pacientit të jetë vigjilent dhe i aftë t’i përgjigjet disa testesh të paracaktuara nga neuropsikiologu, në mënyrë që të lokalizojë dhe largojë masën e tumorit sa më saktë, pa dëmtuar zonat cerebrale që rregullojnë gjuhën, lëvizjen dhe funksione të tjera më. E gjithë kjo për të ruajtur cilësinë e jetës së pacientit.
Në këtë rast specifik, gjatë ndërhyrjes u monitoruan 3 aftësitë e pacientit për kuptimin e muzikës si njohja e notave, ritmi dhe harmonia. Ky operacion zgjati për më shumë se 5 orë. (A2 Televizion)