UEFA ka publikuar formacionet e sfidës Kroaci-Shqipëri që do të startojë pas 60 minutash në Hamburg. Tekniku Silvinjo ka vendosur të bëjë ndryshime në 11 titullare që do të hedhë në fushë për derbin ballkanas, sfidë që do të jetë vendimtare për kualifikimin në fazën e 1/8 të Europianit.
Në portë starton edhe këtë herë Thomas Strakosha. Mbrojtja do të mbetet e pandryshuar, me Elseid Hysajn që i besohet sërish krahu i djathtë, pavarësisht se lojtari i Lazios u kritikua masivisht në rrjet për atë ulje të kokës që bëri te goli i dytë i Italisë, shënuar nga Nicolo Barella.
Edhe Arlind Ajeti mbetet në formacion, duke formuar dyshen e qendrës me kapitenin Berat Gjimshti. Në krahun e majtë qëndron sërish Mario Mitaj.
View this post on Instagram
Në vend të Taulant Seferit do të luajë titullar Qazim Laçi në mesfushë, përkrah dyshes Ramadani-Asllani.
Nga krahët i besohet sërish një fanellë titullari Jasir Asanit dhe Nedim Bajramit, me këtë të fundit që mban edhe rekordin për golin më të shpejtë të shënuar në një Europian, me vetëm 23 sekonda.
Surpriza e madhe e teknikut Silvinjo është ulja në stol e Armando Brojës, duke ia besuar sulmin Rey Manajt. Braziliani ndryshon kështu skemën duke zbritur në fushën e Volksaparkstadion me formacionin 4-3-3.
Sakaq, Krocia do të zbresë në fushë me “artilerinë” e rëndë. Zlatko Daliç ka përzgjedhur të njëjtën skemë si Silvinjo, duke lënë jashtë Stanishiç, Pongraciç dhe Budimir nga 11 titullare që sfidoi Spanjën.
View this post on Instagram
Në portë e nis sërish titullar Livakoviç. Mbrojtja me 4 formohet nga Juranoviç, Sutalo, Gvardiol dhe Ivan Perisiç.
Treshja e artë e mesfushës nuk do të copëtohet siç ishte përfolur nga mediat kroate dhe Luka Modriç, Marcelo Brozoviç e Mateo Kovaçiç do të luajnë titullarë përballë kuqezinjve.
Sulmi ndërkohë i është besuar Majer e Kramariç nga krahët, ndërsa Petkoviç starton si pykë, duke i rrëmbyer vendin e titullarit Budimir, pavarësisht se humbi penalltinë ndaj Spanjës.
(A2 Televizion)