Pas fitores me përmbysje ndaj Shqipërisë, mediat italiane kanë mbushur duke thurur elozhe për kombëtaren e tyre. Ato e kanë cilësuar shumë të rëndësishme këtë sukses, por rruga për t’u kualifikuar më tej vijon. Disa prej tyre shkruajnë dhe për golin e Nedim Bajramit që për Italinë ka qenë një fillim tronditës pas një gabimi trashanik në mbrojtje.
La Gazzetta Dello Sport shkruan ...”Bajrami na tremb, por pastaj Bastoni dhe Barela e përmbysin Shqipërinë. Itali, është një debutim i bukur”.
Corriere Dello Sport: Itali, je e bukur, Bajrami frikëson të kaltrit në nisje, Bastoni dhe Barela i dhurojnë fitoren Spaletit.
Tuttosport: ItalInter. Çmenduri DImarko, barazim Bastoni, Barela shtrin Shqiëprinë. Italia, nisje me tre pikë.
Sky Sport: Bastoni dhe Barela e përmbysin pas tronditjes fillestare. (A2 Televizion)