Interes i jashtëzakonshëm, Italia planifikon fluturime speciale për në Dortmund

Nga A2 CNN
13 Qershor 2024, 15:56 | Live Euro 2024

Jo vetëm tifozët shqiptarë por edhe tifozët italianë, kanë patur probleme sa i përket fluturimeve për në Dortmund. Interesi ka qenë i jashtëzakonshëm dhe kompanitë ajrore kanë planifikuar dhe fluturime speciale për të gjithë ata që duan ta ndjekin ekipin kombëtar në Gjermani!

Bëhet fjalë për fluturime direkte nga Roma dhe Milano për në Dortmund dhe Leipzig, qyteti në të cilin djemtë e Spallettit do të përballen me Spanjën dhe Kroacinë.

Biletat nga Milano në Dortmund më 15 qershor kanë avulluar në kohë rekord ndërsa, nga Roma ka ende disa në dispozicion. Stadiumi do të gumëzhijë nga tifozët por edhe ata që nuk kanë mundur të gjejnë një biletë për ta parë takimin nga afër, mund ta shijojnë sfidën në një nga fanzona-t aty pranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos