Shaqiri ulet në stol, Zvicra zbret me vetëm një shqiptar në fushë

Nga A2 CNN
15 Qershor 2024, 14:54 | Live Euro 2024

Shaqiri ulet në stol, Zvicra zbret me vetëm një shqiptar në

Për të parën herë në një nga tre Europianet e fundit që merr pjesë, Zvicra do të zbresë në fushë në ndeshjen hapëse pa Xherdan Shaqirin si titullar.

Ylli i Chicago Fire është lënë jashtë 11 titullare që Murat Yakin ka përzgjedhur për të hedhur në fushë përballë Hungarisë, në ndeshjen që luhet në stadiumin RheinEnergie të Këlnit.

I vetmi shqiptar në fushë për Zvicrën do të jetë Granit Xhaka, i cili mban në krah edhe shiritin e kapitenit të kombëtares helevete. Ndërkohë në stol përveç Shaqirit, ndodhet edhe Jashari.

Ndërkohë, Marco Rossi ka zgjedhur të hedhë në fushë “artilerinë e rëndë”, të kryesuar nga lideri i mesfushës dhe kapiteni Domenik Szoboszlai.

Shaqiri ulet në stol, Zvicra zbret me vetëm një shqiptar në

Ndeshja që starton në 15:00 pritet të jetë emocionuese, pasi dy skuadrat konsiderohen si rivalet që mund të luftojnë me Gjermaninë pritëse për të dalë kokë e Grupit A. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos