“Në shtëpi fiton gruaja... por sot fiton Italia”, çifti italo-shqiptar 'përplasen' për ndeshjen

Nga A2 CNN
15 Qershor 2024, 15:41 | Live Euro 2024

Në Dortmund ka festë kuqezi dhe atmosferës elektrizuese që kanë krijuar tifozët e Kombëtares shqiptare i është bashkuar edhe tifozeria rivale, ajo italiane.

Përveç këngëve të kënduara njëzëri së bashku, vëmendjen e kamerës së A2 CNN e ka rrëmbyer një çift italo-shqiptar. Gazetari Erald Kodhelaj me humor i ka pyetur se sa kohë ka që kanë nisur debatet mes tyre dhe vajza shqiptare u përgjigj duke thënë: “Që kur ka dal që do luanim kundër njëri-tjetrit”.

E pas batutës me shortin e Europianit, çifti italo-shqiptar u pyetën nëse edhe me ndeshjen do të ndodhë njësoj si me argumentet brenda shtëpisë që i fiton përherë bashkëshortja.

Edhe sot do fitojë Shqipëria”, ishte përgjigja e vajzës shqiptare, ndërsa partneri i saj u përgjigj duke thënë: “Jo, jo fiton Italia këtë mbrëmje”.

Po jemi rivalë, por e rëndësishme është të argëtohemi. Shpresojmë të jetë një ndeshje e bukur”, shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos