Conference League, Tirana beson te kualifikimi ndaj gjeorgjianëve të Torpedos

Nga Erald Kodhelaj
17 Korrik 2024, 17:50 | Futboll

Tirana kërkon kualifikimin përballë gjeorgjianëve të Torpedos. Barazimi 1-1 në transfertë, i ka dhënë shpresë bardhebluve për të besuar te kalimi më tej ndonëse vështirësia do të jetë shumë e madhe.

Kryeqytetasit mbyllën përgatitjet dhe tekniku Shkëmbi do të ketë të gjithë grupin në dispozicion ndonëse nuk preferon të bëjë shumë ndryshime nga ndeshja e parë.

Me skemën e tij, 5-4-1, dyshimi i vetëm është në majën e sulmit nëse do të luajë me suedezin Bajroviçit apo francezi Zharmuni, të dy lojtarë të ardhur këtë merkato.

Dueli do të luhet të enjten në orën 20 në Elbasan Arena.  Në rast të një suksesi në turin e dytë eliminator të Ligës së Konferencës, Tirana do të përballet me qipriotët e Omonia Nikosias. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos