Egnatia eliminohet në raundin e parë të Champions League

Nga A2 CNN
17 Korrik 2024, 22:55 | Futboll

Egnatia eliminohet në raundin e parë të Champions League

Egnatia u eliminua në raundin e parë kualifikues të Champions League, pasi u mund me penallti nga Borac Banja Luka në "Elbasan Arena".

Ndeshja e rregullt përfundoi 2-1 për kampionët e Shqipërisë, por duke qenë se ishin mundur 1-0 në Bosnje, ndeshja shkoi në shtesë. Me rezultatin e pandryshuar as në 30 minuta, lojtarët iu drejtuan penalltive, aty ku ata të Egnatias gabuan gjithçka duke realizuar vetëm 1 gol, ndërsa ata miq e dërguan topin në rrjetë 4 herë nga pika e bardhë. 

Aleksi dhe Lushkja ishin lojtarët që humbën penalltitë për Egnatian. Madje kavajasi, i transferuar gjatë verës tek Egnatia nga Tirana, pati mundësinë ta godiste dy herë penalltinë e tij, pasi herën e parë portieri kundërshtar lëvizi para kohe, por gaboi edhe në gjuajtjen e dytë.

Kampionët e Shqipërisë e nisën ndeshjen në Elbasan Arena mjaft mirë, duke kaluar në avantazh me anë të turkut Melih Ibrahimoglu në minutën e 17, por boshnjakët barazuan rezultatin në minutën e 30.

Rrogozhinasit e rritën presionin në pjesën e dytë dhe përpjekjet e tyre u konkretizuan në minutën e 82 nga Doukouo, i cili shënoi pas një aksioni perfekt.

Egnatia tashmë vazhdon aventurën europiane në raundet kualifikuese të Conference League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos