Ish-portieri i Juventusit ka vendosur të heqë dorë nga ideja për t'u tërhequr nga futbolli pas propozimit të Blaugranas. Sipas “El Chiringuito TV”, Wojciech Szczęsny ka vendosur të pranojë ofertën e Barcelonës që e ka përzgjedhur gjigandin polak të portës për të zëvendësuar të dëmtuarin Ter Stegen.
Ish-portieri i Juventusit ka hequr dorë kështu nga ideja për t'i thënë lamtumirë futbollit siç deklaroi se do të bënte një muaj më parë.
Sipas Mundo Deportivo zyrtarizimi i marrëveshjes do të njoftohet javën e ardhshme. Ideja e Barcelonës do të ishte që të kompensojë mungesën e Ter Stegen për momentin me ardhjen e Szczesny deri në qershorin e ardhshëm dhe më pas të tentojë, në afatin kalimtar të verës të blejë portierin e Portos, Diogo Costa.
I pyetur nga Mundo Deportivo, Szczesny deklaroi se nuk mund të thoshte asgjë për këtë temë pasi nuk donte të shtonte asgjë tjetër në dëshirën e tij për një shërim të shpejtë për Ter Stegen: "Unë vetëm shpresoj që Marc të shërohet shpejt, ai është një mik i mirë dhe një portier i madh, i uroj më të mirën”. (A2 Televizion)