
Federico Valverde shënoi golin e fitores në minutën e 94 për Real Madrid në transfertë ndaj Celta Vigo, duke mbajtur gjallë luftën për titull në Spanjë.
Falë këtij rezultati, madrilenët afrohen në vetëm një pikë nga kryesuesit e Barcelonës, që kanë një ndeshje më pak, shkruan A2.
Valverde goditi nga rreth 25 metra dhe goditja e tij u devijua përpara se të kalonte portierin Ionuț Radu dhe t’i jepte fitoren Realit në minutat e fundit.
Me këtë sukses, madrilenët vazhdojnë gjithashtu serinë pozitive në Vigo, ku nuk kanë humbur që nga viti 2014. (A2 Televizion)