Bayern nuk di të ndalet, "poker" golash për të "vulosur" titullin kampion

Nga A2 CNN
6 Mars 2026, 23:55 | Futboll

Bayern nuk di të ndalet, "poker" golash për të

Bayern Munchen nuk tregoi asnjë shenjë ngadalësimi në garën për titullin e Bundesligës, duke mposhtur Borussia Monchengladbach me rezultatin 4-1 në “Allianz Arena”.

Luiz Diaz dhe Laimer shënuan në pjesën e parë, ndërkohë që Musiala dhe Jackson kompletuan “pokerin” e golave, shkruan A2.

Golin e vetëm për miqtë e shënoi Mohja, në minutën e 89-të.

Kjo është fitorja e pestë radhazi në Bundesligë për bavarezët, të cilët tashmë krijojnë një diferencë prej 14 pikësh nga vendi i dytë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos