Seria A, Ismajli nuk përmban dot Napolin

Nga A2 CNN
6 Mars 2026, 23:52 | Futboll

Seria A, Ismajli nuk përmban dot Napolin

Napoli mposhti Torinon e Ardian Ismajlit me rezultatin 2-1 në stadiumin “Diego Armando Maradona”, falë golave të Alison Santos dhe Eljif Elmas, ndërkohë që për miqtë shënoi Casadei në minutën e 87-të.

Ky rezultat e çon Napolin pesë pikë përpara vendit të katërt, që mbahet nga Roma, me napolitanët që kanë luajtur një ndeshje më shumë, shkruan A2

Nga ana tjetër, Torino mbetet në vendin e 14-të, gjashtë pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.

Për sa i përket Ardian Ismajlit, ai u aktivizua titullar dhe u ndëshkua edhe me karton të verdhë në minutën e 64. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos