Barcelona fiton 3-0, por elimininohet nga Kupa

Nga Dea Kozma
4 Mars 2026, 18:57 | Futboll

Barcelona fiton 3-0, por elimininohet nga Kupa

Një fitore e pastër 3-0, por që nuk i mjaftoi Barcelonës për të kaluar në finalen e Kupës së Mbretit.

Barcelona triumfoi me tre gola ndaj Atletico Madrid në ndeshjen e vlefshme për gjysëmfinalen e kthimit, por u eliminua për shkak të humbjes 4-0 në Madrid. Dueli në “Camp Nou” dhuroi gjithçka, por mbi të gjitha emocione deri në sekondën e fundit.

Katalanasit kaluan në avantazh në minutën e 29-të, kur Lamine Yamal shërbeu për Bernal dhe topi shkoi në rrjetë. Në fundin e pjesës së parë, Pedri fitoi një penallti në zone, ndërsa Raphinha me qetësi dërgoi rezultatin në 2-0, shkruan A2.

Edhe në fraksionin e dytë, ishte Barcelona ajo që diktonte lojën. Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick shtoi presionin dhe pas një kombinimi të Joao Cancelo dhe Marc Bernal, rezultati shkoi me shifrat 3-0.

Një gol që i dha edhe më shumë zemer ekipit që provoi deri në fund për të bërë surprizën e madhe. Gerard Martin humbi një mundësi të pastër në minutën e 89-të, ndërsa katalanasit patën dy pretendime dhe për dy penallti megjithatë për arbitrin çdo gjë ishte e rregullt.

Në fund festa ishte e gjitha e Atletikos që merr një bilete në finale të Kupës së Mbretit aty ku do të luajë me fituesin e çiftit Real Sociedad-Athletic Bilbao, ndërsa Barcelona pavarësisht emocioneve në “Camp Nou”, eliminohet përfundimisht nga ky kompeticion.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos