
Vllaznia ka siguruar praninë mes katër skuadrave më të mira në Kupën e Shqipërisë, pasi ka mundur Bylisin edhe në ndeshjen e dytë.
Pas suksesit 1-0 në ndeshjen e parë në Ballsh, shkodranët vinin të qetë në këtë ndeshje kthimi dhe trajneri Martini bëri rotacion, duke ulur shumë titullarë në stol, shkruan A2.
Vllaznia mbylli pjesën e parë në avantazh 2-1 dhe me këtë rezultat e mbylli të gjithë ndeshjen.
Kështu, Vllaznia e sheh veten në garë edhe për trofeun e dytë për nga rëndësia në vendin tonë. (A2 Televizion)