Ajeti: Në Serbi për 3 pikët, shpresoj që sulmuesit të shfrytëzojnë rastet

Nga A2 CNN
8 Tetor 2025, 12:49 | Futboll

Ajeti: Në Serbi për 3 pikët, shpresoj që sulmuesit të

Në prag të sfidës me Serbinë, Arlind Ajeti, në konferencë për shtyp deklaroi se synimi i Kombëtares është që të marrë 3 pikët nga transferta në Serbi.

“Mundohemi ta shohim këtë vetëm si ndeshje futbolli, që të jemi profesionistë në çdo aspekt. Synimi është të shkojmë, të japim maksimumin dhe të marrim 3 pikët. Ndeshja do të jetë e vështirë, si në aspekt futbolli, ashtu edhe emocional, por do jemi profesionistë", tha Ajeti, shkruan A2.

Mbrojtësi kuqezi vlerësoi edhe sulmuesit që do të ketë përballë: "Besoj që Serbia në çdo rol ka futbollistë të mirë, me cilësi të lartë. Në sulm kanë lojtarë si Mitrovic, fizikisht është shumë i fortë; Vlahovic, i cili kohët e fundit ka pasur ndeshje të mira me Juventusin dhe besoj që do i analizojmë çdo lojtar saktësisht dhe të jemi të përgatitur për çdo rast".

"Shpresoj që ato rastet që do i kemi do i shfrytëzojmë dhe ne mbrapa të provojmë të mbajmë portën e paprekur. Sulmuesit e dinë vetë se çfarë do të bëjnë”, deklaroi Arlind Ajeti.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos