Broja: Rëndësi ka fitorja ndaj Serbisë, jo golat e mi

Nga A2 CNN
8 Tetor 2025, 12:36 | Futboll

Broja: Rëndësi ka fitorja ndaj Serbisë, jo golat e mi

Armando Broja, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Serbisë, u shpreh se nuk ka rëndësi nëse shënon apo jo, pasi të rëndësishme janë vetëm 3 pikët me Serbinë.

“Për mua më e rëndësishme është të fitojmë ndeshjen, të marrim 3 pikët. Unë normalisht që kam qejf të bëj gola, por më bukur është të ndihmoj ekipin që të fitojmë", tha sulmuesi i Kombëtares, shkruan A2.

"Jemi të fokusuar dhe të përqendruar. E dimë që është ndeshje e madhe. Kam mundësi për të bërë gola në çdo pozicion, kam qejf të ndihmoj ekipin dhe trajneri më flet shpesh sepse më thotë që duhet të jemi të përqendruar për të shfrytëzuar atë rast për të bërë golin dhe fituar ndeshjen", shtoi Broja.

Sulmuesi i Burnley shtoi: "Kam qejf që të jap edhe asist, nuk e kam mendjen te goli, por mendoj për të fituar ndeshjen. Kemi shanset maksimale, kemi një grup të vështirë, por do të luftojmë deri në fund, jemi të fokusuar dhe shpresojmë të fitojmë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos