Konferenca e NATO-s në Tiranë, Policia me plan masash. Ja rrugët që bllokohen

Nga A2 CNN
8 Tetor 2025, 15:33 | Aktualitet

Konferenca e NATO-s në Tiranë, Policia me plan masash. Ja rrugët

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka marrë disa masa për mbarëvajtjen e Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, që do të zhvillohet në datat 8–10 tetor 2025, në Pallatin e Kongreseve, raporton A2 CNN.

Konkretisht, në funksion të përmbushjes së këtyre qëllimeve, janë ndërmarrë këto masa:

-Kufizimi i lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza” (përfshirë sheshin), rrugën “Gjergj Filipi”, si dhe në aksin që lidh hotel “Marriott” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”;

-Për këmbësorët do të jetë i bllokuar gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të konferencës, trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve.

Kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 07:00 e datës 9 tetor 2025, deri në orën 15:00 të datës 10 tetor 2025.

Policia e Tiranës iu bën thirrje qytetarëve, për mirëkuptim dhe bashkëpunim. Gjithashtu, ftojmë të shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat e kufizuara, si dhe të respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë në terren. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos