“Tetori rozë” në Gjirokastër, interes i ulët për të vetmen mamografi në qark

Nga Rigels Malile dhe Gazmend Janku
8 Tetor 2025, 15:18 | Sociale

Sensibilizimi ndër vite i “Tetorit rozë” dhe apeli për ekzaminime me qëllim konstatimin sa më shpejt dhe parandalimin e pasojave të kancerit të gjirit, ka bërë që edhe në spitalin rajonal të Gjirokastrës në javën e parë të tetorit të ketë një interes në rritje të grave për të kryer mamografinë.

E ndërsa në qytet ka një sensibilizim, mjeku apelon që nuk ndodh e njëjta gjë në zonat rurale, shkruan A2.

Në fshatra, në pamundësi për të realizuar mamografi mobile, gratë janë thuajse të painteresuara për të ardhur në spitalet rajonale.

Për këtë arsye, mjeku apelon që pavarësisht largësisë apo kushteve, duhet të vijnë që të bëjnë një ekzaminim.

Aparatura e mamografisë në spitalin rajonal të Gjirokastrës është e vetmja në gjithë qarkun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos