Al Ittihad eliminon Al Hilal, Mitaj në fushë për 105 minuta

Nga Dea Kozma
8 Janar 2025, 13:47 | Futboll

Al Ittihad eliminon Al Hilal, Mitaj në fushë për 105 minuta

Al-Ittihadi i Mario Mitaj ka marrë një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit në Arabinë Saudite. Verdhezinjtë eliminuan Al Hilalin nga gara me penallti pasi 120 minuta përfunduan me rezultatin 2-2.

Pavarësisht se ndeshja ishte e luftuar nga të dyja skuadrat rezultati u zhbllokua në minutën e 63-të, kur Benzema e dërgoi topin në rrjetë.

Megjithatë  Al Hilal reagoi pak më vonë me Al Dausari dhe mbylli kohën e rregullt me rezultatin 1-1. Edhe në shtesë, dy ekipet treguan dëshirë për të fituar. Al Hilal përmbysi shifrat me Markos Leadro në minutën e 101-të, por Benzema ishte sërish hero për Al Itihadin dhe vendosi baraspeshën në minutën e 114. As shtesa nuk vendosi një fitues dhe gjithçka u zgjidh nga pika e bardhe e 11-metërshit.

Aty lojtarët e Al Itihadit rezultuan të ishin më të saktë dhe fituan duke triumfuar me shifrat 1-3. Sa i përket mbrojtësi të kombëtares shqiptare, Mario Mitaj e nisi sfidën që nga minuta e parë dhe qëndroi në fushë  për 105 minuta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos