Frikë, por mbi të gjitha shumë gëzim për Diego Simeonen, në javën e 16 të La Liga-s.
Atletico e Madridit realizoi një përmbysje madhështore, duke fituar 4-3 përballë Sevilla. Teksa miqtë dominuan pjesën e parë dhe e shihin veten në avantazh 3-1 pas 56 minutave lojë, dukej sikur Atletico kapitulloi pa kushte.
Megjithatë, madrilenët nuk u dorëzuan dhe realizuan një rikthim epik. Në të 61 Griezmann shkurtoi shifrat, teksa Lino në minutën e 79 riktheu barazpeshën. Për të vulosur fitoren madhështore të Atletico Madrid mendoi sërish Griezmann në minutën e katërt të kohës shtesë.
Francezi e realizoi golin e triumfit pas kontrollit të jashtëzakonshëm të topit dhe goditjes fluturimthi.
Atletico u ngjit në kuotën e 35 pikëve, duke iu afruar Realit të vendit të dytë që ka 36, teksa Barcelona kryesuese është vetëm 3 pikë larg. (A2 Televizion)