Lazio është kthyer në një “mace të zezë” për skuadrën e Napolit. Disa ditë më parë, kryeqytetasit i eliminuan nga Kupa e Italisë, ndërsa këtë herë i kanë dhënë një leksion edhe në kampionat, duke i zbritur nga kreu.
Një ndeshje e bukur dhe shumë e luftuar nga të dyja skuadrat që e donin shumë fitoren. Në pjesën e parë, rastet nuk munguan me dy ekipet që rrezikuan shumë portën kundërshtare, por pa finalizim.
Në fund, gjithçka u vendos vetëm nga një gol i Isaksen në minutën e 79, që pllakosi heshtjen në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
Kjo ishte e fitorja e 10 e Lazios në kampionatin italian dhe kur kanë kaluar 15 javë, kryeqytetasit janë në vendin e pestë, 3 pikë larg Atalantës kryesuese.
Një disfatë e hidhur për Napolin që tani i dorëzon vendin e parë bergamaskëve. Aktualisht, ekipi i Contes pozicionohet i dyti me 32 pikë, 2 larg Atalantës. (A2 Televizion)