Ka ardhur momenti që PD të ndryshojë qasje në raport me qytetarët dhe duhet të bëjë një analizë të thellë politike. Këtë mendim ndau në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, deputeti demokrat Gjin Gjoni, sipas të cilit zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit treguan një bojkot tërësor politik, ndërsa PD thekson ai e kishte të pamundur të nxirrte kandidatë pa dalë raporti i OSBE-ODIHR.
"PD e kishte të pamundur të nxirrte kandidatët pa dalë raporti i OSBE ODIHR. Unë dua të theksoj që ky është një bojkot tërësor politik dhe këtë duhet ta pranojmë. Këtu futet edhe PD, ashtu siç është diskutuar në kryesi edhe në grup duhet të bëjnë një analizë të thellë politike në situatën që ndodhet, edhe në frymën e OSBE ODIHR edhe të mënyrës së funksionimit të strukturave dhe nuk duhet lënë pa marrë në analizë përgjegjësinë e secilit prej nesh, duke filluar nga unë i pari dhe të hapet edhe ndaj shoqërisë civile. Ka ardhur momenti që PD të ndryshojë qasje në raport me qytetarët”, tha Gjoni në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN
Pjesëmarrja prej 12% n votime për Bashkinë e Vlorës, për deputetin demokrat Gjin Gjoni, tregon se jemi në të njëjtën situatë me bojkotin në 2019 dhe PD e ka lënë në rënie të lirë gjithçka për zgjedhjet e pjesshme.
“Përgjegjëse është politika shqiptare në përgjithësi se bojkoti të shkosh në 12.5% në vlorë është e njëjta me situatën ku PD nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 2019. Pd e ka në lënie të lirë gjithçka kishte të bënte me zgjedhjet lokale në Shqipëri dhe për të parë edhe lakmuesin se deri ku shkojnë edhe kandidatët e pavarur. Deri tani është kritikuar PD që nuk po lë shoq civile e kandidatë e pavarur që të jenë pjesë e politikës”, u shpreh deputeti demokrat në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN
Gjoni thekson se fakti që në këto zgjedhje nuk doli 25%-30% e militantëve të partisë tregon që politika duhet parë në një këndvështrim tjetër.
(A2 Televizion)
