"Opozita ka shpallur falimentin!" Alarmi i Shkurtit: S'kishte fushatë, ka humbur besimi tek establishmenti

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2025, 20:34 | Politikë

“Opozita ka shpallur falimentin duke mos kandiduar kandidatë politikë” Këtë përgjigje dha në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN, gazetari Armir Shkurti, kur u pyet se pse vota e qytetarëve nuk bën ndryshimin. Duke komentuar zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit, ku PS fitoi të pesë bashkitë, ai tha se qytetarët kanë humbur totalisht besimin te politika, e cila thekson Shkurti nuk përfaqëson më interesin e zgjedhësve.

“Tezën time e konfirmoi doktori sot kur doli, më ndryshe sesa bojkot ishte “boj kot, bëj kot, jo bojkot”. Tha s’kemi kandidatë, pastaj do mbështesim kandidatë nga shoqëria civile, kandidati ëpr Tiranën tha nuk kam takuar Berishën. Një gjë absurde Përveç Cërrikut ku doli një parti që nuk ishte e opozitës tradicionale dhe bëri fushatë në asnjë vend nuk u bë asnjë fushatë, as opozitë.  Dje Kumbaro në Tepelenë, Mazniku në Cërrik dhe bënin thirrje: Dilni votoni! Nga opozita asnjë thirrje. Ata që shkuan të votojnë janë ata që kanë humbur totalisht besimin kudo. Pas 11 majit unë njoh shumë socialistë që ndihen keq edhe në pozicionet në parti dhe mënyrën si shkon politika. Besimi ka humbur totalisht tek estabilshmenti se politka është jashtë interesave dhe nuk përfaqëson më elektoratin”, tha Shkurti në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Për gazetarin Poli Hoxha përjetimi i këtyre zgjedhjeve nga qytetarët tregoi neveri dhe pështirosje ndaj klasës politike, e cila sipas tij ka kohë që është drejt degradimit. Ai thekson se e gjithë situata është pjesë e lojës politike.

“Rreth 30 vite që kam ndjekur zgjedhje në Shqipëri është hera e parë që jo vetëm nga shifra, por edhe si frymë e nerv e them për të dy forcat politike ka patur një lloj ndjenje që të kujton atë të neverisë e pështirosjes si konkluzion përjetimi. Pështirosje ndaj klasës politike, e lidershipeve të dy partive për gjithë teatrin e lojën që u ka paraprirë këtyre zgjedhjeve. Ky është vetëm një stacion i degradimit, ne kemi hyrë prej kohësh në një degradim të klasës politike që herë e ndalon, apo e përshpejton SPAK apo ndërkombëtarët me ndonjë shuplakë, por e gjithë situata me proceset zgjedhore, farsat patronazhistët, me opozitën si u përgjigjet sfidave, është pjesë e një procesi degradimi dhe sa herë të ketë zgjedhe do shohim duke u rritur kjo ndjenja e neverisë dhe e braktisjes dhe nga ana tjetër do shohim që këta do vazhdojnë lojën si në parlament që u duk sikur u bë nami për barazinë gjinore”, tha Hoxha në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos