Është mbyllur me rezultatin 0-1 pjesa e parë e përballjes historike Poloni-Shqipëri, në ndeshjen gjysmëfinale të Play Off-it të vlefshëm për kualifikimin në Botëror.
Në minutën e 43’ të takimit festa kuqezi shpërtheu në Varshavë, pasi Arbër Hoxha tundi rrjetën e kundërshtarëve. Goli erdhi pas një aksioni të bukur, ku topi fillimisht u rikuperua nga Mitaj, mandej erdhi një top i gjatë nga Ismajli, dhe Hoxha ia doli të shmangë portierin polak duke shënuar.
Goli solli ovacione te mbi 3 mijë tifozë kuqezinj të pranishëm në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës. Në rast se kuqezinjtë e Silvinjos do ta ruajnë deri në fund fitoren, do të ishte një sukses i madh për kombëtaren shqiptare, që do të kalonte në finalen e Play Off-it, aty ku do të luante me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi. (A2 Televizion)