
Arsenali është shpallur zyrtarisht kampion i Premier League duke mos luajtur, pas barazimit 1-1 të Manchester City ndaj Bournemuth.
Kur ka mbetur edhe 1 javë nga fundi i kampionatit, Arsenali kryeson me 82 pikë, 4 me shumë se City i vendit të dytë.
Kjo është hera e parë që Arsenali fiton titullin kampion në Angli që nga sezoni 2003-04, shkruan A2.
“Topçintë” nisën festën në qendrën stërvitore të Londrës, ku ishin grumbulluar për të parë përballjen e Cityt dhe menjëherë pas vërshëllimës së fundit të arbitrit, shpërtheu festa.
Ndërkohë, tifozët e Arsenalit dolën nga shtëpitë dhe u grumbulluan para stadiumit "Emirates" për të festuar titullin që kishin 22 vjet pa e shijuar. (A2 Televizion)