Zhgënjen Vllaznia, mposhtet në Elbasan nga ekipi letonez

Nga A2 CNN
10 Korrik 2025, 22:40 | Futboll

Zhgënjen Vllaznia, mposhtet në Elbasan nga ekipi letonez

Vllaznia është mundur 1-0 nga letonezët e Daugavpils në “Elbasan Arena”, në ndeshjen e parë të Conference League.

Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa fraksioni i dytë ishte më emocionues, shkruan A2.

Presioni i ekipit të drejtuar nga Edi Martini u shtua, Qato vendosi në provë portierin kundërshtar por vetëm kaq për kuqeblutë.

Letonezët u mbrojtën mirë duke lënë pak hapësira dhe ndëshkuan Vllazninë 5 minuta nga fundi me Lizunovs, duke e komplikuar kështu kualifikimin e shkodranëve për në raundin e dytë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos