Babai i Yamal ngre dyshime për Topin e Artë: Ndodhi diçka e çuditshme

Nga A2 CNN
23 Shtator 2025, 08:40 | Futboll

Babai i Yamal ngre dyshime për Topin e Artë: Ndodhi diçka e

Mounir Nasraoui, babai i Lamine Yamal, shprehu zhgënjimin e tij me vendin e dytë të të birit në Topin e Artë.

Anësori spanjoll përfundoi i dyti pas Ousmane Dembélé, shkruan A2.

Në një lidhje me “El Chiringuito”, Nasraoui tha se nuk besonte se djalit të tij i ishte "vjedhur" çmimi, por deklaroi se Yamalit i është bërë dëm i madh moral.

“Nuk do të them se kjo ishte vjedhja më e madhe, por më tepër dëm moral ndaj një qenieje njerëzore", argumentoi ai.

Për babain e yllit të Barcelonës, "Lamine Yamal është pa dyshim lojtari më i mirë në botë".

"Nuk e them vetëm sepse ai është djali im, e them sepse është lojtari më i mirë në botë me diferencë", arsyetoi ai.

“Duhet të themi se diçka e çuditshme ka ndodhur këtu. Vitin tjetër është i yni. Vitin tjetër Topi i Artë do të jetë spanjoll”, shtoi babai i Lamine Yamal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos