Teuta dhe Vllaznia e mbyllën në barazim 1-1 ndeshjen e zhvilluar në Durrës.
Shkodranët dominuan pjesën e parë të ndeshjes dhe gjetën me anë të Malës golin e avantazhit, shkruan A2.
Kartoni i kuq i Gurishtës së Vllaznisë në minuta e fundit i dha zemër Teutës, që barazoi në minutën e 6 shtesë, me anë të Beshirajt.
Pas këtij rezultati, Vllaznia mban vendin e dytë me 7 pikë, ndërsa Teuta ndjek me 6.
Klasifikimin e kryeson Elbasani me 10 pikë, pas 4 javësh kampionat. (A2 Televizion)