Dembélé futet mes legjendave, fiton “Topin e Artë”

Nga A2 CNN
22 Shtator 2025, 23:01 | Futboll

Dembélé futet mes legjendave, fiton “Topin e

Sulmuesi francez i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembélé, ka fituar për herë të parë në karrierë Topin e Artë, çmimin më prestigjioz individual në botën e futbollit.

28-vjeçari zhvilloi një sezon historik me PSG-në, ku shënoi 35 gola dhe dha 14 asistime në 53 ndeshje, duke udhëhequr skuadrën drejt një tripletës historike, mes tyre edhe Champions League-n e parë në historinë e klubit.

Dembélé u shpall gjithashtu golashënues i përbashkët më i mirë në Ligue 1 me 21 gola dhe u vlerësua si lojtari më i mirë i kampionatit francez dhe i Champions League-s. Ai dha kontribut edhe në Kupën e Botës për Klube, ku PSG arriti deri në finale, por u mposht nga Chelsea në Nju Xhersi.

Në garën për çmimin, francezi la pas supertalentin e Barcelonës, Lamine Yamal, duke i dhënë fund një sezoni ku dominimi i tij ishte i pakontestueshëm.

Edhe pse aktualisht i dëmtuar dhe mungoi në humbjen e PSG-së 1-0 ndaj Marsejës, Dembélé arriti të ishte i pranishëm në ceremoninë madhështore në Paris, ku u shpall zyrtarisht lojtari më i mirë në botë për vitin 2025. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos