Berisha vijon sulmet ndaj Dumanit: Merr 5 milionë euro për të mbyllur dosjet

Nga Anesti Barjamemaj
29 Tetor 2025, 18:37 | Politikë

Për Sali Berishën sistemi i drejtësisë është në kolaps. Sipas tij kjo nuk vjen për shkak të volumit të lartë të dosjeve që janë pa u shqyrtuar në prokuroritë dhe gjykatat e vendit, por edhe për shkak të korrupsionit.

I pari në listën e të akuzuarve është Altin Dumani, për të cilin thotë se merr ryshfet për të mbyllur dosjet.

“Kazusi i Kreshnik Farrukut. Një person i kërkuar, kam 4 ditë që po e bëj.... Pse po e bëj? Është nga prokuroria burimi, që tani dini këtu... Merr dosjen dhe e mbyll, vetë zot dhe vetë shkop ai. 5 milionë euro ai që të regjistrohet i vëllai për krimet e tij. Po çfarë do ta gjykosh ti atë këtu?”.

Sipas Berishës, kreu i SPAK Altin Dumani ka zhvilluar këtë të mërkurë një vizitë në Manzë ku ka shkuar në banesën e Kreshnik Farrukut, që sipas tij është i kërkuar nga drejtësia italiane.

“Prandaj i mbahej fryma aty në foltore. Dhe sot është nisur me një eskortë, sipas një burimi, qytetar dixhital. Ai i pari është burim zyrtar. Po atë nuk ka kush e heton. Sot ka shkuar në Manzë, dhe burimi thotë se është shkëputur nga eskorta e madhe dhe bashkë me shoferin ka shkuar në shtëpi të delinkuentit”.

Teksa bëri një krahasim mes sistemit të drejtësisë sot dhe me atë të kohës që ka qenë vetë në pushtet, Berisha pohoi se në vitet 2008-2009 janë dërguar për gjykim 630 zyrtarë, ndërsa në dy vitet e fundit vetëm 199 të tillë.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos