Zbulohen maskotat e Botërorit 2026

Nga A2 CNN
26 Shtator 2025, 12:31 | Futboll

Zbulohen maskotat e Botërorit 2026

Një shqiponjë kokëbardhë, një dre dhe një xhaguar, këto janë maskotat e Kupës së Botës 2026, të prezantuara zyrtarisht të premten. Këto personazhe plot ngjyra do të jenë ambasadorët e turneut më të madh sportiv që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Kanada, Meksikë dhe SHBA.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, tha se “Maple, Zayu dhe Clutch janë plot gëzim, energji dhe frymë bashkimi, ashtu si vetë Kupa e Botës”.

Çfarë simbolizojnë maskotat?

Sipas FIFA-s, secila maskotë përfaqëson kulturën dhe identitetin e njërit prej tre vendeve organizatore:

Zbulohen maskotat e Botërorit 2026

Maple, dreri i madh: një udhëtar që shëtit në çdo provincë e territor të Kanadasë, duke lidhur njerëzit dhe duke treguar kulturën e pasur të vendit.

Zbulohen maskotat e Botërorit 2026

Zayu, xhaguari: i lindur në xhunglat e jugut të Meksikës, mishëron trashëgiminë kulturore meksikane përmes vallëzimit, ushqimit dhe traditave.

Zbulohen maskotat e Botërorit 2026

Clutch, shqiponja kokëbardhë: duke fluturuar mbi Shtetet e Bashkuara, përqafon çdo kulturë, lojë dhe moment.

Maskotat nuk janë vetëm simbole, por edhe “lojtarë” të skuadrës së tyre imagjinare: Maple është portier, Zayu sulmuesi i shkathtë e plot fantazi, ndërsa Clutch luan në mesfushë dhe lidh grupin. Së bashku, ata simbolizojnë unitetin, diversitetin dhe pasionin për futbollin.

Turneu i vitit 2026 do të hapet më 11 qershor në Estadio Azteca, Mexico City, ndërsa finalja do të luhet më 19 korrik në MetLife Stadium, New Jersey, pranë Nju Jorkut. Për herë të parë në një finale Botërori do të zhvillohet një shfaqje muzikore gjatë pushimit të pjesës së parë.

Ky edicion do të thyejë rekordet, me 48 ekipe pjesëmarrëse dhe gjithsej 104 ndeshje, duke e bërë Botërorin e parë kaq të zgjeruar në historinë e futbollit. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos