Aksi rrugor nga Levani në drejtim të Tepelenës është kthyer edhe në një market të hapur për shitjen e gjelave të detit. Fermerët, në pamundësi për të pasur një vend të caktuar, sajojnë secili sipas mundësive të tyre përgjatë këtij aksi nacional.
Kamera e A2 ka qëndruar në një prej zonave që mbarështon më shumë shpendin simbol të festave të fundvitit, gjelin e detit. Përveç problematikave që sjell rënia e fuqisë blerëse dhe rritja e çmimeve të ushqimeve që shërbejnë për të mbajtur gjelat, të gjithë fermerët kanë shqetësim edhe futjen në këtë periudhë të gjelave nga importi.
Nëse fuqia blerëse do të qëndrojë në këto nivele, atëherë fermerët i druhen rënies së mëtejshme të çmimit të gjelave të detit në ditët e fundit të vitit, çka do të thotë humbje për ta dhe një mund i shkuar dëm. (A2 Televizion)