U luajtën mbrëmjen e së enjtes 7 duelet e tjera të vlefshme për raundin e parë të Europa League.
Në total pati 4 fitore të ekipeve udhëtuese. Panathinaikos, Lyon, Porto dhe Genk morën në transfertë 3 pikët e para, shkruan A2.
Ndërkohë, Aston Villa fitoi 1-0 në shtëpi ndaj Bologna, Stuttgart mundi Celta Vigon 2-1, ndërsa i vetmi barazim u prodhua në duelin Ferencvaros-Plzen (1-1).
(A2 Televizion)