
Roma dhe Juventusi përfunduan ndeshjen mes tyre në barazim, pas 6 golave të shënuar.
Supersfida e Serisë A dhuroi emocione të forta dhe një rezultat 3-3, ku protagonist u bë edhe një shqiptar, shkruan A2.
Ishin vendasit që kaluan në avantazh në Wesley, i cili shënoi një gol fantastik.
Pjesa e dytë nis me supergol nga Conceicao për të barazuar shifrat. Ndicka ishte ai që ndezi shpresat e Romës dhe Malen shënoi të tretin për vendasit.
Kur dukej që ndeshja do të mbyllej 3-1 për Romën, Luciano Spalletti aktivizoi yllin e përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, i cili dhuroi dy harkime perfekte në dy golat e fundit të Juventusit, për të marrë 1 pikë.
Pas kësaj ndeshje, Roma mbetet në vendin e 4, me 51 pikë, ndërsa Juventusi shkon në kuotën e 47 pikëve, në vendin e 6. (A2 Televizion)